Luftëtari i UFC-së, Khabib Nurmagomedov dëshiron të korrë sukses aty ku rivali i tij Conor McGregor dështoi. Ai ka ftuar boksierin Floyd Mayweather në duel me fjalët “Në xhungël ka vetëm një mbret”.
Nurmagomedov mundi McGregor më 6 tetor ku zgjeroi rekordin e tij të pamposhtur për artet marciale në 27-0.
Kjo ishte lufta e parë për McGregor qëkur humbi në boks nga Mayweather në gusht të vitit 2017, transmeton Klan Kosova.
“Le të shkojmë, Floyd, ne duhet të luftojmë tani,” tha Nurmagomedov, në një video të Instagram-it.
Mayweather e mposhti McGregor në raundin e 10-të në luftën e tyre dhe kjo deri tani është ndeshja e tij e fundit.
“Sigurisht që unë jam mbreti, sepse ai nuk mundi të mposhtë lehtë McGregor dhe unë e bëra me lehtësi”, shtoi Nurmagomedov i cili mbanë titullin e tij të UFC kundër McGregor.
Nurmagomedov dhe McGregor janë suspenduar përkohësisht nga Komisioni Shtetëror i Atletikës të Nevadës.
Pas fitores së tij, Nurmagomedov kërceu rrethojën dhe ka filluar t’i sulmojë pjesëtarët e skuadrës së McGregorit.