“Shkarkimi i Mourinhos do të ishte i padrejtë”

Rezultatet e dobëta të Jose Mourinhos kanë nxitur shumicën e audiencës sportive të mendojnë për një shkarkim të mundshëm të tij.

Befasuese ishte deklarata e ish lojtarit të teknikut portugez, Michale Essien.

Ai ka thënë se do të ishte e padrejtë nëse Mourinho shkarkohet.

Ish mesfushori i Chelsea mendon se “Special One” është ende njeriu i duhur për United.