Dortmund të gatshëm të paguajnë një shumë të konsiderueshme për Alcacer

Paco Alcacer u largua nga Barcelona për në Dortmund, në formë huazimi.

Lojtari po shkëlqen në Bundesliga,  ku ka realizuar shtatë gola në katër ndeshje jo të plota.

Duket se sulmuesi ka lënë përshtypje të mira edhe tek drejtuesit e klubit dhe ata janë të gatshëm të paguajnë një shumë të konsiderueshme për kartonin e tij.

‘Bild’ raporton se skuadrat do të arrijnë një marrëveshje prej 23 milionë eurove.