Bylbyl Sokoli nuk është më një trajner i Llapit. Rahovecaci një ditë më parë ka ndërprerë bashkëpunimin me skuadrës nga IPKO Superliga e Kosovës.
Ish trajneri i disa skuadrave, përmes një postimi në Facebook ka bërë shumë falënderime për gjithë ata që ka bashkëpunuar gjatë drejtimit të skuadrës së Llapit.
Postimi i Bylbyl Sokoli në Facebook:
“PËR:
Një falenderim, për “LEGJENDAT” e K.F. Llapit, për simpatizantët, qytetarët dhe gjithë ata që e perkrahin K.F. Llapin, ngado që vijnë, brenda e jashtë Kosovës.
Një falenderim për Bordin(Kryesinë) e K.F. Llapi ne krye me Nexhat Dumnicen.
Falenderim për shtabin Teknik, Ndihmës-trajnerët, Doktorin, Fizioterapeutet si dhe Sekretarin e klubit.
Falenderim futbollistëve të K.F. Llapi për angazhimin e tyre.
Falenderim për një bashkpunim, të deri-sotëm, duke i dëshiruar suksese të gjithmbarshme e suksese të reja K.F. Llapit.
Largohem me ndjenjat, që edhe këtë moment të jap një kontribut, sikur edhe atëherë kur erdha në Llap.
NGA: Bylbyl Sokoli.”, ka shkruar Sokoli.