Surprizat nuk kanë të mbaruar...Shtohen të ftuarit specialë në Festivalin e 56-të

Radio Tirana do të vijë në një transmetim maratonë dedikuar Festivalit të 56-të të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar...

Ky transmetim do të drejtohet nga gazetarët radiofonik të institucionit, drejtuar kësaj ngjarjeje të madhe të muzikës së lehtë shqiptare.  Radio Tirana do te jetë në transmetim të drejtëpërdrejtë për tri netët e festivalit, përkatësisht në datat 21, 22 dhe 23 dhjetor.

Prej orës 08:00 e deri në orën 20:00 të ditës së enjte, të premte dhe të shtunë, në programin e parë të Radio Tiranës do të keni mundësi të ndiqni, listën e kengetarëve të natës së parë, natës së dytë dhe natës finale, këngët përkatëse shoqëruar me informacionin rreth tyre. 

Të ftuarit special në tri netët e festivalit do të jenë Riccardo Cocciante dhe Elhaida Dani, të ftuarit e natës së parë,  Aurela Gace dhe Adelina Ismaili të ftuarit e natës së dytë, Elsa Lila dhe Alban Skënderaj, të ftuarit e natës së tretë.

Jehona që pati në madia ky edicion i 56-të i Festivalit të Këngës dhe pritshmëritë për fituesin e këtij edicioni që do të lartësojë karrierën me pjesëmarrjen në Festivalin Europian të Këngës.