Press Konferenc Shaip Kamberi Kryetar i Komunes Bujanocit

Konferenca e Z.Kamberit per punet e kryera ne këtë vit.

Kryetari I Komunës së Bujanocit Z. Shaip Kamberi mbajti një konferencë për media, gjatë së cilës paraqiti një  raport  për punën e realizuar gjatë periudhës 10 mujore, nga Janari i këtij viti deri më sot. Poashtu ai njoftoi mediat edhe për punët që ka bërë në fushën infrastrukturore dhe zhvillimore sipas planifikimeve që i kishte paraparë  në fillim të vitit 2017.

 Gjatë konferencës ai tha se Komuna e Bujanocit ka ndarë  mjete në  formë të subvencionimit në fushën e bujqësisë, në zhvillimin  ekonomik, në kulturë , informim dhe sport.

 Po ashtu  Z. Kamberi deklaroi se gjatë  vizitës së Ministrit të  Drejtësisë së Kosovës Abelart Tahiri i bëri kërkesa të shumëta, ku një ndër to ishte intervenimi në Shkollën Fillore “Desanka Maksimovic” në Samolicë. Ministri këtë  kërkesë e mori shumë seriozisht dhe mbrenda 48 orëve I’u drejtua Kryetarit te Qeverisë për të ndarë  një ndihmë simbolike në vlerë prej 40.000 euro.

Sfida për vitin e ardhshëm sipas Z. Kamberi ishte reduktimi I punëtorëve deri 40 persona në administratë, e cila gjendje mendohet të tejkalohet me anë të nxjerrjes në pension, për personat të cilët I plotësojnë kushtet.

Po ashtu Z. Kamberi  I’u pergjigjëdhe pyetjeve te gazetarëve