Skuadra londineze ka fituar 1 me 5 ndaj skuadrës vendase.
Fillimisht, Arsenali kaloi në epërsi me anë të Lacazettes në minutën e 29’, por që Schurrle i barazoi shifrat (44’), ku me këtë rezultat përfundoi pjesa e parë.
Pjesa e dytë ishte e dominuar nga londinezët, që shënuan edhe katër gola.
Lacazette (49’) e shënoi edhe golin e tij të dytë, për ta rikthyer epërsinë, Ramsey (67’) dhe Aubameyang (79’ dhe 90’+1).
Pas javës së tetë, Arsenali gjendet në vendin e tretë me 18 pikë.