Adelina kishte bërë të ditur lajmin për fansat e saj se ajo është fejuar së bashku me njeriun e ëndrrave të saj, transmeton Gazeta Express.
Lajmin e kishte bërë të ditur vetë Adelina përmes një postimi që ka bërë në llogarinë e saj në Instagram ku kishte publikuar unazën dhe kishte shkruar se ajo i ka thënë “PO”.
Natyrisht Adelinës nuk i kanë munguar as urimet e shumta nga fansat, familjarët, miqtë e shumë koleg të saj.
Një urim për fejesë i ka bërë edhe çifti i njohur Blero e Afrona Dika.
“Urime”, “Urime Adi”, ishin urimet që kishin bërë çifti i famshëm.
Ndryshe, gjatë ditës së djeshme u publikuan edhe disa lajme ku thuhej se cili është i fejuari i saj, megjithatë deri më tani Adelina nuk ka folur për këtë çështje.