Legjenda e Liverpoolit, porosi Kloppit: Shaqiri meriton më shumë minuta

Xherdan Shaqiri meriton më shumë minuta në fushë...

ështu së paku ka thënë legjenda e Liverpoolit, Jan Molby.

Molby ka deklaruar se Xherdan Shaqiri është mjaftueshëm i mirë për të startuar për Liverpoolin, e pse jo edhe kundër Manchester Cityt.

Liverpooli që këtë sezon e ka nisur jashtëzakonisht mirë, nesër (e diel) në ‘Anfield Road’ pret Manchester Cityn.

“Si Sturridge, ashtu edhe Xherdan Shaqiri kanë treguar se janë të aftë dhe se meritojnë të startojnë në ndeshje të mëdha, meritojnë të luajë kundër Manchester Cityt”, tha Molby.