Kaos në matjet zyrtare: McGregor tentoi ta godiste Nurmagomedovin (Foto)

Nuk ka kaluar pa incidente matja zyrtare mes Khabib Nurmagomedov dhe Conor McGregor para duelit të tyre.

Tensionet mes këtyre dy luftëtarëve filluan në momentin kur atyre iu kërkua të qëndrojnë përballë njëri-tjetrit, pas matjes zyrtare.

McGregor nuk arriti të mbajë vetën dhe për një moment tentoi ta godas me këmbë kundërshtarin e tij, por këtij të fundit nuk i bëri shumë përshtypje kjo pasi duket se është mësuar me spektaklin e Conorit.

Përballja mes tyre do të zhvillohet të dielën nga ora 04:00 në Las Vegas