Mbahet takim iniciues me grupin punues për revidimin e strategjisë zhvillimore të Komunës së Preshevës

Në sallën e Kuvendit Komunal të Komunës së Preshevës është mbajtur sot takimi iniciues me grupin punues...

Në sallën e Kuvendit Komunal të Komunës së Preshevës është mbajtur sot takimi iniciues me grupin punues për revidimin e strategjisë zhvillimore të Komunës së Preshevës i organizuar nga Zyra për Zhvillim Ekonomik dhe Qendra për Zhvillim të rajonit të Jabllanicës dhe Pçinjës.

Qëllimi i këtij takimi ishte identifikimi i kapaciteteve dhe interesave të palëve të interesit, si dhe përcaktimin e rolit të tyre në përpilimin dhe implementimin e këtij dokumenti strategjik.

Të pranishëm ishin udhëheqës të departamenteve kyçe të administratës komunale, udhëheqës të institucioneve publike, si dhe palë të tjera të interesit, kontirbuti i të cilëve është esencial në përpilim e një strategjie zhvillimore sa më efektive.