Zbulohet se përse Ronaldo nuk u ftua nga Portugalia

Është zbuluar se përse Cristiano Ronaldo nuk u ftua nga Portugalia.

Kombëtarja portugeze do të përballet në këtë muaj me Poloninë dhe Skocinë në Ligën e Kombeve.

Ronaldo ka kërkuar nga Fernando Santos që të mos marr pjesë në këto dy ndeshje, duke u stërvitur me pjesën tjetër të mbetur të skuadrës së Juventusit.

Portugezi është treguar tejet vendimtar në nëntë fitoret e ‘Zonjës së Vjetër’ në nëntë ndeshjet e zhvilluara në të gjitha kompeticionet.

Kështu, Ronaldo kërkon që të stërvitet edhe më shumë te Juventusi, në mënyrë që të jetë edhe më i gatshëm pas ndeshjeve të Ligës së Kombeve.

Portierët: Beto [Goztepe], Claudio Ramos [Tondela], Rui Patricio [Wolverhampton Wanderers]

Mbrojtësit: Cedric Soares [Southampton], Joao Cancelo [Juventus], Kevin Rodrigues [Real Sociedad], Luis Neto [Zenit St. Petersburg], Mario Rui [Napoli], Pedro Mendes [Montpellier], Pepe [Besiktas], Ruben Dias [Benfica]

Mesfushorët: Bruno Fernandes [Sporting Lisbon], Danilo Pereira [Porto], Gedson Fernandes [Benfica], Pizzi [Benfica], Renato Sanches [Bayern Munich], Ruben Neves [Wolverhampton Wanderers], Sergio Oliveira [Porto], William Carvalho [Real Betis]

Sulmuesit: Andre Silva [Sevilla], Bernardo Silva [Manchester City], Bruma [RB Leipzig], Eder [Lokomotiv Moscow], Goncalo Guedes [Valencia], Helder Costa [Wolverhampton Wanderers].