Johansson dhe Jost bëjnë edhe një hap në lidhjen e tyre

Scarlett Johansson dhe Colin Jost nuk kanë ngurruar ta tregojnë dashurinë e tyre edhe në televizion.

Scarlett Johansson dhe Colin Jost nuk kanë ngurruar ta tregojnë dashurinë e tyre edhe në televizion.

Në emisionin “Saturday Night Live” derisa të dy ishin duke bërë patinazh, Jost përqafoi aktoren derisa të dy dukeshin shumë të buzëqeshur.

Çifti që për disa muaj kishte mbajtur romancën e tyre shumë sekrete, kishte bërë publike lidhjen e tyre në paraqitjen e tyre në një mbrëmje gala në qytetin e New Yorkut.

Johansson dhe Jost ishin lidhur në muajin maj kur të dy ishin parë duke u puthur e ishte Jost që në muajin shtator kishte folur për lidhjen e tyre duke thënë se ndihet shumë me fat.

“Ajo është shumë “cool”. Është shumë e vështirë të kesh ankesa, ajo është e jashtëzakonshme. Jam shumë i lumtur dhe ndihem shumë me fat”, kishte thënë ai në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Emmy.

Muajin e njejtë, Johansson dhe ish-bashkëshorti i saj, Romain Dauriac finalizuan divorcin e tyre dhe u morën vesh për kujdestarinë e të bijës tre vjeçare, Rose Dorothy.