Ish-sulmuesi i Italisë, Pierluigi Casiraghi i ka dhënë një ndihmë të vogël Luciano Spallettit.
Interi është duke shkëlqyer deri më tani në Serie A, andaj Casiraghi ka thënë se ata mund të jenë më të frikshëm nëse nuk luajnë në të njëjtën kohë Lautaro Martinez dhe Mauro Icardin.
“Dua të jem i sinqert, mendoj se ata (Martinez dhe Icardi) nuk mund të luajnë së bashku”, ka thënë Casiraghi.
“Natyrisht se gjithçka mund të ndodh, por them se nuk do të jetë një rrugë e lehtë për tu menaxhuar”.
“Karakteri i tyre mund t’i ofroj një hap më afër. Do të jetë gjithçka mbi Spallettin, që do të vendos nëse ata dy mund të bashkëpunojnë”, ka përfunduar ish-sulmuesi i Italisë.