“Grupi Kumanova” dënohet me 746 vjet burgim

Gjykata e Maqedonisë e ka dënuar me 746 vjet burgim “Grupin e Kumanovës”.

Gjykata Penale e Shkupit deklaroi aktgjykimin për ngjarjet në “Lagjen e trimave” në Kumanovë ku në maj të vitit 2015 gjatë përleshjes së Forcave të Sigurisë dhe një grupi të armatosur, jetën e humbën tetë pjesëtarë të Forcave të Sigurisë së Maqedonisë dhe dhjetë persona të grupit të armatosur.

Shtatë pjesëtarëve të Grupit të Kumanovës iu shqiptua burg i përjetshëm, të tjerëve gjithsejtë 746 vjet burg, ndërkohë që vetëm katër prej tyre u liruan nga aktakuza.

Andi Krasniqi, burg i përjetshëm

Dem Shehu burg i përjetshëm

Qenan Hiseini 20 vjet

Fadil Fejzullahu, burg i përjetshëm

Irfan Lutfiu 14 vjet

Fadil Elshani 20 vjet

Esat Kafegjolli 40 vjet

Adrian Bujari 40 vjet

Shefqet Hallaqi 40 vjet

Lirim Demiri 20 vjet

Hajrush Abdija 20 vjet

Betim Kabashi 40 vjet

Genti Sefaj 40 vjet

Lendrit Rustemaj 20 vjet

Enver Hoxha-Klajn 40

Rufki Dogani 40 vjet

Nasuf Zeqiri, burg i përjetshme

Mirsad Qerimi 20 vjet

Vladet Zekaj, burg i përjetshëm

Bajram Elshani 40 vjet

Nexhmedin Lika 40 vjet

Lirim Krasniqi 40 vjet

Sevdail Miftari 40 vjet

Fatmir Recica 40 vjet

Bek Bajra, burg i përjetshëm

Avokatët: Dënimet janë drakonike, shërbimet sekrete kanë gisht

Avokati mbrojtës i të akuzuarve në rastin “Lagjja e trimave”, Naser Raufi ka potencuar se dënimet e sotme të shqiptuara nga ana e Gjykatës Themelore të Shkupit për t’i dënuar të akuzuarit është shumë i lartë, sepse sipas tij, “ka dëshmi se ky rast ka qenë i involvuar nga ana e shërbimeve sekrete të shtetit, transmeton Express.

“Janë dënime shumë të mëdha dhe drakonike, ku nga 37 persona, katër janë liruar, ndërsa 7 persona janë dënuar me burg të përjetshëm, kurse të tjerët janë dënuar me dënime të ndryshme edhe atë më vite burgim nga 11 e më shumë, po ashtu ka edhe 11 persona janë dënuar me nga 30 vite burg. Unë prapë ndaj mendim se ky rast është i montuar, ku ka të involvuar edhe shërbimet sekrete”, tha Raufi, avokati mbrojtës i të akuzuarve.

Raufi më tej ka shtuar se të njëjtit do të dërgojnë ankesë deri tek gjykatat tjera, për të kërkuar gjykim të drejtë ku do të dërgojmë edhe prova konkrete.
Edhe avokati tjetër, Asmir Alispahiq ndau mendimin e njëjtë me avokatin Raufi se dënimet janë shumë të larta.

“Shpresojmë se PSP ku është dërguar kërkesë për procedurë të mëtejmë të dëshmojë se nuk ekziston vepër penale ‘terrorizëm’ apo ‘organizatë terroriste””, ka thënë Alispahiq.