Francezi fillimisht bëri bujë me kërkesat e tij të vazhdueshme për tu larguar nga United.
Së fundmi, ai ka fituar vëmendjen pas përplasjeve me trajnerin Jose Mourinho.
Krejt në fund të afatit kalimtarë që kemi lënë pas, u shtuan zërat për një kthim të mundshëm të Pogbas në Torino.
Nuk pati ndonjë hap konkret nga Juventus për transferimin e lojtarit, mirëpo mundësia mbeti e hapur për merkaton e ardhshme.
Për të arritur tëk Pogba, tri probleme janë kryesore për “Zonjën e vjetër”:
Barcelona – Ishte skuadra që fillimisht joshi francezin, duke nxituar atë që të bëjë kërkesa për largimin nga klubi.
Zidane – Në rast se Zidane emërohet trajner i United, gjasat që lojtari të “pajtohet” me skuadrën janë të mëdha dhe ky do të ishte problem për juventinët.
Krejt në fund është koha e limituar për një marrëveshje të mundshme.