Skuadrat vijnë në këtë takim me katër pikë diferencë nga njëra tjetra.
Lazio futet në derbi pas një starti të vështirë. Ata pësuan humbje në dy lojë radhazi për tu rikthyer me katër fitore.
Roma në anën tjetër është kthyer tek fitorja në xhiron e fundit të Serie A.
Në 170 takime mes tyre, Roma ka regjistruar 64 fitore(54 në ligë) kurse Lazio 45 (38 në Serie A).
Sezonin e kaluar ishte Roma që mposhti Lazion me rezultatin 2:1 në takimin e luajtur në nëntor.
Për të gjetur triumfin e fundit të Lazios duhet të kthehemi në Prill të 2017 kur Lazio fitoi si mysafir 1:3.
Roma dhe Lazio përballen të shtunën me fillim nga ora 15:00.