• E mërkurë / May-08 22:36
  • Kontakt

Muzeu i Ronaldos tallet me Modricin: Këto çmime nuk mund të vidhen, kemi alarm

Muzeu i Cristiano Ronaldos ka bërë një postim ironik në Instagram.

Muzeu i Cristiano Ronaldos ka publikuar një mesazh thumbues ndaj Luka Modricit pas fitores së diskutueshme të kroatit për “The Best” nga FIFA.

I postuar pranë një fotografie të muzeut, mesazhi thekson: “Këto trofe nuk mund të vidhen, ka alarm këtu”.

Ronaldo nuk ishte në ceremoninë e çmimit, duke shfaqur pakënaqësinë e tij për vendimin.

Por, muzeu i tij ndihet krenar me titujt që tashmë janë pjesë e tij.