Meta dekreton lirimin nga detyra të Visho Ajazit

Presidenti Ilir Meta ka dekreton ditën e sotme lirimin nga detyra të Drejtorit të Shërbimit Inform..

Kreu i SHISH dha dorëheqjen pak ditë më parë.

Visho Ajazi Lika u emërua në postin delikat 5 vite më parë, në gusht të 2012-ës, por ligji përcakton se mandati i drejtorit të Shërbimit Informativ është i pakufizuar, duke lënë vetëm dy opsione për largimin e tij: ose me vendimmarrje personale të drejtorit të SHISH-it, ose me konsensus Kryeministri-Presidencë.

Kryeministri ka qenë mesditën e të hënës për rreth 30 minuta në zyrën e Presidentit, ku ka paraqitur si propozim për emërimin në këtë detyrë të zëvendës drejtorit aktual Helidon Bendo, i cili punon prej 21 vjetësh pranë Shërbimit.

Ligji i jep kompetencë presidentit për të refuzuar propozimin e Kryeministrit për emrin e Shefit të Shërbimit Sekret, nëse nuk kanë konsensus. Propozimi i Helidon Bendos, siç pohojnë për Top Channel jozyrtarisht burime të larta qeveritare, nuk ka shkuar në tavolinën e metës përmes një negociate mes kreut të Qeverisë dhe Presidentit