City rivalizon Barçën në garën për Rabiot

Adrien Rabiot është bërë cak i top skuadrave evropiane.

Kontrata e mesfushorit me Paris Saint Germain është afër skadimit.

Në janar, lojtari mund të kalojë si transfer i lirë në skuadrën që ai  dakordohet.

Favorit tash për tash konsiderohet Barcelona.

Mirëpo, në garë janë futur edhe Manchester City e Tottenham.

Rabiot ishte edhe gjatë kësaj merkatoje afër kalimit në “Camp Nou”.