Granit Xhaka publikon momentin kur Ramos bën shqiponjën në ndeshjen e sotme

Sot është zhvilluar ndeshja Spanja-Kroaci.

Në ndeshjen e zhvilluar në kuadër të Ligës së Kombeve, Spanja fitoi me rezultat të thellë, 6:0.

Në kuadër të Spanjës ka luajtur edhe Sergio Ramos, i cili shquhet për performancat e tij të jashtëzakonshme. Është ky futbollisti shqiptar, Granit Xhaka i cili ka publikuar një video në Instagram në momentin kur Ramos bën shqiponjën.

Siç shihet ky moment nuk i ka ikur futbollistit tonë ku padyshim se ndihet i lumtur pas këtij veprimi të tij.

Kujtojmë se Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri bënë bujë në media kur bënë shqiponjën kundër Serbisë.