Bizneset në Kosovë kanë pak njohuri për përfitimet e MSA-së

Bizneset në Kosovë kanë pak njohuri për përfitimet e MSA-së

Kjo organizatë ka prezantuar të enjten të gjeturat e një studimi lidhur me njohuritë e bizneseve për këtë Marrëveshje, e cila njëherësh shënon paktin e parë kontraktual të nënshkruar mes Kosovës dhe Bashkimit Evropian.

Udhëheqësi i Institutit për Hulumtime Ekonomike në Odën Amerikane, Visar Hapçiu ka thënë se të gjeturat janë bazuar në anketimin e 500 bizneseve në shtatë rajone të Kosovës.

Ministri i Financave në Kosovë, Bedri Hamza në anën tjetër ka përgëzuar Odën Amerikane për këtë studim duke thënë se “publikime të tilla na ndihmojnë të adresojmë çështje, të cilat mund të ndikojnë pozitivisht në operimet e bizneseve”.

Ndërkohë, Kryesues i Komitetit të Prodhimit në Odën Amerikane, Kujtim Gjevori ka vënë theksin në rritjen e dialogut mes sektorit privat dhe atij publik në mënyrë që të mbrohen produktet vendore në tregjet ndërkombëtare.