Presidenti i La Ligës, Javier Tebas ka zbuluar datën dhe orën për El Clasicon e parë të sezonit.
Barcelona – Real Madrid do të ndeshen më 28 tetor, me fillim nga ora 16 e 15 minuta.
El Clasico i parë i sezonit zhvillohet në Camp Nou.
Kjo nuk do të jetë hera e parë që ballafaqimi zhvillohet në orar të pasditës.