Shqipëria në syrin e një të huaji/Ushqim dhe verë e mirë, por ka një handikap

Muzika ndjek ritmin. Gjithçka veshur në të bardhë. Instrumentet kanë një të bardhë shkëlqyese. Pianisti, kitaristi, violinisti, dhe basis...

Andrew Cook

Muzika ndjek ritmin. Gjithçka veshur në të bardhë. Instrumentet kanë një të bardhë shkëlqyese. Pianisti, kitaristi, violinisti, dhe basisti kapin një ritëm të gjetur me volumin në maksimum. Vajza të holla e të gjata, veshur bukur, duken edhe më të gjata me takat e tyre të larta  teksa kalojnë midis të ftuarve meshkuj. Grupe elegantë femrash dhe meshkujsh bisedojnë plotë gjallëri. Kamarierët të shpërndarë ngado, mbajnë në duar tabakatë me gotat e verës dhe me ushqimet e shijshme. Festa e madhe zhvillohet në një hapësirë me kolona të mëdha, abazhurë shkëlqyes në hollin e një hoteli cilësor. Është në Monako? Nju Jork? Romë? Në fakt jo.

Është në Tiranë, Shqipëri, e cila përpara 25 vitesh ishte një prej vendeve më të varfra dhe më të privuara në botë. E shkëputur komplet nga perëndimi dhe nën diktaturën e Enver Hoxhës, Shqipëria ishte e karakterizuar nga frika. Një shtet që dukej si një kamp përqendrimi, ku udhëtimet ishin të ndaluara, veshjet dhe ushqimi ishin të pakta, dhe protesta më e vogël shoqërohej nga vdekja dhe torturat.

Pa asnjë mik përveç Kinës së Mao-s, vetëm përmendja e emrit Tiranë ose Shqipëri mund të shkaktonte të dridhura. A ndodhem në të njëjtin vend? – pyes veten. Teksa avioni i afrohet tokës, mund të shihja teksa Tirana shtrihej më e madhe se sa e prisja. Autostrada, trafik-ndarëse, ndërtesa të larta, tabela reklamash, stacionet e autobuzëve kishin të njëjtat karakteristika me vendet e zhvilluara të perëndimit. Shqipëria komuniste karakterizohej nga mungesa e makinave private dhe produkteve të konsumit. Qartazi e gjitha kjo kishte ndryshuar. U zhgënjeva në terminalin e aeroportit teksa prisja të më vulosej pasaporta. Prisja që në pasaportën time të vendosej simboli i shqiponjës, si provë e vizitës time, por kjo nuk ishte më e nevojshme. 25 vite më parë një qytetar nuk e kishte të sigurt nëse do të merrte dot vizë në radhë të parë.

Por tashmë qytetarët Evropianë mund të lëvizin lirshëm jashte gropës së ferrit të ish-diktatorit Hoxha. Më duhet ta pranoj që kam fatin e mirë të jem mik i Mirelës, një grua me origjinë shqiptare e rritur në Itali, të cilën falë lidhjeve dhe aftësive organizative më duhet vetëm ta ndjek dhe të vëzhgoj.

Por nëse do isha vetëm do e kisha të vështirë. Shenjat janë të gjitha në anglisht dhe taksitë janë në pritje të pasagjerëve që kanë mbërritur, ashtu si kafeneja e aeroportit, agjencitë turistike, dhe zyrat e këmbimit të parave. Një kartëmonedhë prej 50 eurosh këmbehet me disa mijëra lekë, e cila është monedha kombëtare.

Një Mercedes i zi së bashku me shoferin, na shoqëruan përgjatë mbrëmjeve tona nëpër qytet. Kaq thjesht kemi hyrë edhe në Dusseldorf apo Dresden. Emra të njohur ndodheshin nëpër ndërtesat e larta. Semaforët, autbuzët, dyqanet, restorantet, dhe njerëzit nuk kishin asnjë dallim me ato të qyteteve perëndimore. Pa asnjë shenjë depresioni apo plogështie, qyteti paraqiste prosperitet.

I kthehemi festës. Është duke u inauguruar një zgjerim i ambjenteve në Hotel Imperial. Të gjithë emrat e njohur të Tiranës janë aty. Takova Nikolin Jakën, President i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë, Arben Shkodra, zëvendësi i tij, Ministri i Shëndetësisë dhe personalitete të tjera.

Të gjithë kanë lindur në kohën e Hoxhës dhe të gjithë flasin shumë mirë anglisht. Aty gjendet edhe një nga përgjigjet e pyetjes se si një vend i mbetur prapa dhe i depresuar arriti ta nxjerrë veten nga izolimi dhe të paraqitet në botën perëndimore me kaq sukses brenda një gjenerate.

Hoxha e kishte kuptuar që nuk mund ta sundonte vendin i vetëm. Atij i duhej një klasë sunduese. Çdo vendi i duhet një e tillë, pavarësisht ideologjisë politike. Duke ndjekur modelin stalinist në krijimin e një nomeklature u krijuan shkolla speciale dhe një universitet elitash, të cilin do ta ndiqnin nxënësit më të mirë.

 

Guida ime, Mirela është një prej tyre. Në shkollë ajo kishte studiuar anglisht dhe italisht. Italia ishte gjëja më e afërt që Shqipëria kishte me një vend ish-pushtues. Mirela dhe familja e saj kishin patur disa privilegje modeste. I ishin lejuar disa udhetimë jashtë. Edhe para rënies së komunizmit ajo kishte arritur të siguronte një leje për të dalë jashtë vendit, një vizë dhe një biletë avioni për në Romë. Me 70 dollarë, një inteligjencë të hollë dhe dëshirë të hekurt ajo ndërtoi një jetë të re në kryeqytetin italian.

Kolegët e saj të aftë dhe inteligjentë, por më pak ambiciozë, mbetën pas për të ndërhyrë kur të vinte koha.

Kjo ndodhi në vitin 1991, kur komunizmi ra dhe ata menjëherë iu përveshën punës për ta bërë Tiranën një kryeqytet modern europian me të gjitha tiparet e një jete komode, me të cilën ne njerëzit me fat të perëndimir jemi mësuar tashmë.

Të nesërmen, para se të niseshim për në qytetin historik të kohës otomane Elbasanin,  hëngra mëngjes me Blendi Fevziun,  moderatorin, gazetarin dhe shkrimtarin shqiptar.

Udhëtimi përmes një rruge të re më mërziti. Një ngastër e vogël toke anës rrugës është e mbjellë.

Ndonjë fermë e vogël e rastësishme shihet tek tuk, ndërsa bari i tharë ka mbirë përreth. Ndonjë lopë e rastësishme ose dhi kullot me dembelizëm në bar.

Kjo tokë duket ende pjellore. Ullinj, fruta dhe p[erime me siguri që mund të rrieten me shumicë. Por përse nuk ndodh? Përgjigja gjendet në librin që Blendi ka publikuar së fundit për jetën e Hoxhës.

Çuditërisht në vitet e komunizmit, pronarët e madje edhe ata të bagëtive u ciolësuan të jashtëligjshëm. Një fshatar, jo vetëm që nuk mund të kishte tokën e tij, por ai madje e kishte  të ndaluar të mbante pula të cilat mund të kullosnin në barin jashtë oborrit të tij. Të merrje një veze nga koteci quhej vjedhje dhe ishte e dënueshme me burg. Ndaj nuk është çudi që fshatarët gjysmë të uritur të humbisnin interesin ndaj fermave.

Ata i trembeshin tokës dhe kur komunzimi mori fund dhe u lejuan të lëviznin të lirë, ata  i braktisën fshatrat e tyre për një jetë më të mirë.

Duke hyrë përmes një tuneli të ri, rruga më sipër të tregon qytetin e Elbasanit, i vendosur në një pllajë të hapur me male të mbuluara me borë përreth.

Gjithashtu,  shtrirë në pllajë gjenden edhe mbetjet e ndryshkura të metalurgjikut.

Strukturat e ftohtë janë shtrirë në të gjithë peisazhin:  ndërtesa pa çati gjenden në çdo drejtim: linjat hekurudhore nxijnë duke gjarpëruar dhe duke i marrë frymën njëra-tjetrës. Qentë endacakë bredhin nëpër ngrehina.

Vura re një grumbull të madh të braktisur që dukej si qymyrguri: mijëra tonë që shpërndaheshin mbi tokë.

Në qytet , grumbuj njerëzish, shumica të rinj vinin vërdallë, dukshëm dukemos bërë asgjë. Me shumë gjasë prindërit e tyre dikur kishin punuar në metalurgjik.

Dyqane gjenden buzë rrugëve të ndotura, ndërsa mallrat qëndrojnë të varura jashtë dyerve. E gjithë kjo më kujton një zonë profinciale të Pakistan oseBangladeshit.

Xhamia lokale i shton rezonancën atmosferës dominuese otomane.

“Çfarë mund të bëjë njeriu këtu?”, pyeta veten. Mëngjesin e ditës tjetër, teksa qëndroja me Arben Shkodrën unë vetë i dhashë përgjigje pyetjes sime.

“Duhet të ketë më shumë se 50,000 tonë metal në metalurgjik. Zbërthimi dhe përdorimi i hekurudhës për ta dërguar atë në Vlorë. Kjo do të çonte në modernizimin e heurudhës dhe shndërrimin e zonës, në një hapësirë të tregtuisë së lirë. Ndjekja e modelit të Ali në Dubai. Atje ata kanë vetëm rërë. Ju këtu keni shumë më tepër. Ju jeni në zemër të Europës dhe pranë Rusisë. Ju keni shumë pranë portin e Vlorës dhe një tjetër në Durrës. Ju keni ende hekurudhën. Ju keni një autostradë , jeni 50 km larg Tiranës dhe një aeroport të mirë. Mbi të gjitha, ju keni një klasë drejtuese të shkolluar për ta bërë të mundur këtë dhe një forcë punëtore që nuk ka asgjë tjetër për të bërë”.

Pas kthimit në Tiranë takova Edi Ramën, tashmë në mandatin e tij të dytë 4-vjeçar si Kryeministër.

Godina ku ndodhet zyra e tij e tij është e kohës së komunizmit dhe është e shtruar me mermer italian, çka tregon se edhe Hoxha nuk ishte kundër përdorimit të materialeve të perëndimit dekadent për të zbukuruar ambjentet e tij.

Në zyrën e Kryeministrit u shoqërova nga një nëpunës i veshur me inteligjencë që fliste në mënyrë të rrjedhshne, anglisht, frëngjisht, gjermanisht dhe italisht. Ai më tregoi me dorë në drejtim të shefit të tij, në moshë të mesme, po aq sa edhe ai vetë.Veshjet e thjeshta të rojeve të sigurisë, ruajnë një hije që të kujton kohën e Hoxhës.

Zoti Rama është mikpritës dhe i këndshëm. E përgëzova për suksesin me çfarë po bën në vendin e tij. “Është e vështirë”, më përgjigjet ai duke psherëtirë. Ai më pyeti me kujdes për mikun e tij David Cameron duke shprehur keqardhje për dorëheqjen e tij me shpresën se do të rikthehet në politikë. Ne folëm për ‘Brexit’, të cilin të dy e shohim si një shkatërrim.

Më pas vizitova bunkerin e Hoxhës, një muze i diktatorit dhe mizorive të tij, një konstruksion bodrum, i vendosur në sheshin qëndror të Tiranës për të mbrojtur ministrinë e brendshme në rast të sulemeve nukleare.  Ndjeva kaq neveri nga ajo çfarë pashë dhe lexova sa u detyrova të largohesha pa e parë të gjithin dhe duke u zotuar se nëse do të ishte në dorën time do të sillja Jeremy Corbyn dhe udhëtarët e tij të rinj në këtë bodrum të zymtë  të djallit për t’u treguar se çfarë u bëri djalli dishepujve të Marksit të inkriminuar në ideologjinë e tyre perverse.

Atë natë hëngra darkë tek ‘Sofra e Ariut’, një restorant elegant në zonën pranë pallatit të mbretit Zog. Ushqimi është i shkëlqyer dhe vera shqiptare po ashtu, veçanërisht e kuqja. Kërkova faturën. Kisha kuptuar që janë afërisht 120 lekë që bëjnë 1 euro. Ne jemi 5 vetë dhe fatura është 10 mijë lekë. Pavarësisht efektit të verës, llogarita që janë pak a shumë 80 euro, një e katërta e asja që mund të kishte qenë në Francë dhe Itali. Mbeta i çuditur dhe e verifikova sërish. Po, e kisha parë saktë.

Të nesërmen do të nisesha për Durrës, porti më i madh i Shqipërisë drejt Italisë, përmes linjave në Bari dhe Ankona. Duke qenë se vendosa të shkoja me tren, sepse stacionmi ishte shumë pranë sipas hartës rrugën e bëra në këmbë. Semaforët e Tiranës janë më të mirët që kam parë.  Këmbësorët dhe makinat nuk kanë vetëm dritën e kuqe dhe jeshile, por edhe një countdoën sekondë pas sekonde që tregon se kur drita do të ndryshojë. Shoferët dhe këmbësorët nuk kanë arsye për të qenë të  padurueshëm. Numërimi mbrapsht për të kuqen që tregon ndalimin dhe jeshilen që tregon lejmin e kalimit u tregon atyre ekzaktësisht se sa duhet të presin përpara se ngjyra e dritës të ndryshojë. Është një sistem fantastik që duhet të vendoset edhe në Europë e veçanërisht në Londër.

Kur mbërrita në stacionin e trenit mësova se ai ishte prishur për t’i hapur mundësinë krijimit të një bulevardi në një zonë që ka qenë e zbrazët gjatë kohës së komunizmit. Një tabelë në rrethimin pranë shkruan se bulevardi po ndërtohet nga një kompani kuvajtiane  dhe kap një kosto prej 26 milionë dollarësh.

Nuk mund të mos mendoj se si një shumë e tillë mund të ishte hedhur më mirë për të përmirësuar hekurudhën. Stacioni i përkohshëm hekurudhor është 12 km larg. Mora një taksi për në stacion, nje kasolle vendosur në mes të një ndërtese industriale për të kapur të vetmin tren për në Durrës, i cili ishte nisur 4 orë më herët.

“Ju duhet t’i investoni hekurudhat tuaja dhe t’i lidhni ato me rrjetin europian”, e kisha këshilluar më herët zotin Shkodra. Hekurudhat janë thelbësore për një vend europian dhe nëse nuk krijohet së shpejti një sistem i mirë hekurudhor ky do të jetë një handikap i madh për Shqipërinëdhe zhvillimin e saj në të ardhmen.

Durrësi mbart ende gjurmë të kohës së parapushtimit italian në disa ndërtesa, veçanërisht kishat, të dyja , katolikja dhe orthodoksja. Me të tjerat nuk ishte impresionues, ashtu si çdo qytet port.

Por teksa u ktheva në aeroport dhe mora fluturimin për  Zvicër jam sërish duke menduar të kthehem në Shqipëri, dhe të bëj aq sa të mundem për t’i ndihmuar këta njerëz të zotë që meritojnë ta nxjerrin veten nga kriza e vendit të tyre për të hyrë më në fund në ‘premier ligën’ e vendeve të mençura. Nuk duhet shumë për ta bërë.