Qetësimi dhe kurimi i migrenës me Aloe Vera

Qetësimi dhe kurimi i migrenës me Aloe Vera

Migrena dallon nga dhimbja “e zakonshme” e kokës, sidomos me kohëzgjatjen e saj, me intensitetin dhe simptoma tjera të ndryshme.

Një sulm i migrenës shpesh fillon me një dhimbje të ndjerë në njërën anë të kokës ose lokalizohet afër njërit sy.

Dhimbja shpesh perceptohet si pulsim në kafkë, përkeqësohet në praninë e dritës dhe zhurmës (ndonjëherë edhe nga aromat).

Migrena gjithashtu mund të shoqërohet edhe me të vjella.

Migrena është një formë e veçantë e dhimbjes së kokës (cefalea). Ajo manifestohet me kriza të cilat mund të zgjasin disa orë, ndonjëherë edhe disa ditë.

Frekuenca e krizave, dhimbjeve, ndryshon gjerësisht nga personi në person.

Sulmet e migrenës janë të forta dhe të dhimbshme, dhe me të vërtetë ndikojnë në cilësinë e jetës…