United e rivalizon Juventusin për Emre Canin

Menaxheri i Manchester Unitedit, Jose Mourinho po kërkon t’ia merr një lojtar, Liverpoolit.

Tuttosport shkruan sot se menaxheri i Unitedit është i interesuar të mbajë Emre Canin në Angli.

Reprezentuesi gjerman është lojtar i lirë në afatin kalimtar të verës pasi që i mbaron kontrata me The Reds.

Menaxheri i përgjithshëm i kampionit italian, Beppe Marotta ka pranuar se po interesohen për shërbimet e mesfushorit turko-gjerman.

Megjithatë, burimet e Torinos thonë se United po konkurron me Juve për Can, ku Mourinho ka dërguar tashmë agjent për ta kontaktuar lojtarin.Can deri më tani ka refuzuar të marrë në konsideratë bisedimet e reja me Liverpoolin rreth një  marrëveshje të  re.Ndryshe, 23-vjeari deri më tani ka luajtur 94 ndeshje për skuadrën nga Anfield Road duke shënuar shtatë gola.