Mozzik dhe Loredana janë një ndër qiftet më të përfolura të skenës sonë dhe ata janë gjithmonë në vëmendjen e publikut.
E sidomos tani që ata janë në pritje të fëmijës së tyre të parë, gjithmonë po diskutohet për atë se si po ndryshon pamja e Loredanës dhe si po përkujdeset Mozzik.
Këtë herë, kur Loredana po feston ditëlindjen, Mozzik i ka vendosur një epitet të dashurës së tij, shkruan Gazeta Express.
Ai e quan Loredanën “gruja jem”, në urimin ku ndër të tjera shkruan : “Urime gruja jem datelindja, qofsh e lumtur e gezuar deri ne frymen e fundit bashke me mu! ❤️❤️”.