Sa gramë sheqer guxoni t’i konsumoni brenda ditës

Sa gramë sheqer guxoni t’i konsumoni brenda ditës

Një lugë e çajit përmban rreth 4g sheqer. Mbajeni mend këtë sepse do t’ju duhet për të pasur parasysh sa sheqer jeni duke konsumuar.

P.sh., një kënaçe Coca-Cola përmban rreth 40g sheqer – ekuivalente me konsumimin e 10 lugëve të çajit me sheqer,

Çdo 4g sheqer përmban rreth 16 kalori, dhe duhet të vraponi me shpejtësi 8 km/h për 90 sekonda që t’i digjni ato kalori.

Sheqeri i shtuar dhe sheqeri natyral

Ka dy lloje të kategorive të sheqerit: ai i shtuar, i cili shtohet në ushqime nga prodhuesit e ndryshëm; dhe sheqeri natyral, i cili gjendet në mënyrë natyrale në pemë dhe perime.

Përderisa sheqeri natyral nuk është diçka për të cilin duhet brengosur, sheqeri i shtuar është diçka që i shqetëson autoritetet shëndetësore dhe gjendet në të gjitha llojet e ushqimeve të procesuara dhe pijeve të ndryshme.

Sa shumë sheqer duhet të konsumoni në ditë?

Organizata Botërore e Shëndetësisë rekomandon ta kufizoni konsumimin e sheqerit në më pak se 10 për qind të kalorive totale që i konsumoni brenda dite. Mesatarisht kjo do të thotë se nuk bën t’i konsumoni më shumë se 48g sheqer (12 lugë të çajit me sheqer) në ditë.

Lënia e sheqerit është e pamundur, kufizimi i sheqerit të shtuar është gjë e mençur

Sheqeri gjendet në shumë ushqime, duke i përfshirë edhe ushqimet e shëndetshme, prandaj është e pamundur që të hiqni dorë krejtësisht nga sheqeri. Por, është gjë e mençur ta kufizoni sheqerin e shtuar që e konsumoni.