Pas lindjes së djalit, Tuna i është përkushtuar tërësisht atij duke përcjellë në çdo hap rritjen e tij.
Meqenëse jemi në prag të festave të fundvitit, Tuna ka realizuar një fotosesion në një ambient festiv bashkë me vogëlushin e saj.
Si çdo herë, këngëtarja dukej në top-formë, ndërsa Tiani me ato imazhe të rrëmbente zemrën.
Mbrëmjen ajo e përfundoi me një fotografi në të cilën e bartte djalin në krah derisa ai ishte në gjumë.