Noizy prezanton veturën e re të tipit “Ferrari”

Reperi Noizy njihet si person që i ka pasion veturat dhe shumë shpesh blen disa të tilla...

Së fundi, reperi kishte bërë të ditur që ka blerë një veturë të re të tipit “Ferrari”, por nuk e kishte treguar në rrjete sociale, shkruan lajmi.net.

Në llogarinë e tij në Instagram, Noizy ka publikuar një foto të shkrepur nga vetura e re superluksoze.

Ai nuk ka preferuar që të fotografonte veturën në detaje, por ishte ndalur vetëm tek një pjesë dhe logoja që tregonte markën e veturës.

Projekti i fundit nga Noizy është “Dje & Sot”, këngë kjo që e solli në bashkëpunim me reperin kosovar, Ledri Vulan.