Familja Beqiri nga fshati Buhiq bëhet me shtëpi të re (VIDEO)

Familja Beqiri nga fshati Buhiq bëhet me shtëpi të re...

"Qendra e Solidaritetit dhe Avancimit" në muajin maj ka vizituar familjen Beqiri nga fshati Buhiq, familje kjo e cila jetonte në kushte shumë të vështira ekonomike. Nëpërmjet një mesazhi të përcjellur nëpërmjet mediumit RTV Aldi ka arritur deri tek personat vullentmirë të cilët kanë shprehur dëshirën e tyre për të ndihmuar këtë familje.

Në një afat rekord për vetëm 2 muaj e gjysëm me donacionin e "Shoqatës Humanitare  Mërgimtarët Deggendorf" dhe bizneseve lokale në komunë të Preshevë sot për herë të parë është bërë dhe inaugurimi i shtëpisë së re të familjes Beqiri.

"Shoqata Humanitare Mërgimatrët Deggendorf" njërën ndër shtyllat e sajë e ka edhe humanitetin me ç'rast ka ndërtuar shtëpi për familjet në nevojë dhe kur morrëm veshë për rastin e kësaj familje dhe u bindëm dhe vetë që me të vërtetë ka nevojë për mbështetjen tonë ku nëpërmjet shoqatës "Qendra e Solidaritetit dhe Avancimit" ne vendosëm që është e rëndësishme që ky projekt të realizohet, u shpreh Edmond Skenderaj kryetar i "Shoqatës Humanitare Mërgimtarët Deggendorf".

Poashtu jemi shumë të kënaqur me rezulatet përfundimtare dhe punën e bërë nga "QSA", si dhe i bëjmë apel të gjithë atyre që kanë mundësi të ndihmojnë në vazhdimësi për raste të tilla.

Sot është një ditë e gëzuar dhe jemi shumë të lumtur për shtëpinë e re pasi që shtëpia në të cilën jetonim më parë nuk i plotësonte kushtet për jetesë poashtu falënderoj "QSA" dhe "Shoqatën Humanitare Mërgimatrët Deggendorf" për ndërtimin e shtëpisë.

Gentiana Beqiri vajza e vogël e shtëpisë më në fund ka dhomën e saj dhe ndjehet shumë e lumtur dhe për këtë gjë ajo falëndëron të gjithë ata që kanë kontribuar.

"Qendra e Solidaritetit dhe Avancimit" në kuadër të projektit të tyre ‘’Strehimi” ka arritur që edhe këtë familje ta bëjë me kulm mbi kokë, Ramadan Dalipi kryetar i  "Qendrës së Solidaritetit dhe Avancimit" shprehu falënderim të veçantë për "Shoqatën Humanitare Mërgimatrët Deggendorf" si dhe bizneset private në komunë të Preshevës.

Një shtëpi e re, me kushte shumë të mira e cila tashmë plotëson të gjitha kushtet e nevojshme për jetesë për familjen Beqiri nga fshati Buhiq. Përurimin e kësaj shtëpie e bënë jo vetëm familjarët por edhe anëtarë të "Qendrës së Solidaritetit dhe Avancimit" dhe anëtarë të "Shoqatës Humanitare Mërgimatrët Deggendorf".