Ministri i Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes lokale shpall zgjedhjet për këshillat nacionale në Serbi më 4 nëntor 2018

Ministri i Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes lokale shpall zgjedhjet për këshillat nacionale në Serbi më 4 nëntor 2018

Ai në konferencë për shtyp theksoi se deri më 15 gusht janë regjistruar 475 mijë qytetarë që mundë të votojnë në këto zgjedhje të cilat do të organizohen për 22 këshilla nacionale, sipas tij për 18 këshilla do të votohet direkt për anëtarë ndërsa për 4 këshilla do të votohen në mënyrë indirekte përkatësisht në mënyrë elektronike,

Ministri Ruzhiq u shpreh se afati për dorëzimin e listës është 15 ditë para mbajtjes së zgjedhjeve për ata që votojnë direkt ndërsa për ata që votojnë indirekt 30 ditë para mbajtjes së zgjedhjeve.

“Në këtë mënyrë afirmojmë faktin se në serbi jetojnë afro 13% pakica kombëtare dhe kemi obligim të ruajmë dhe luftojmë për tolerancë në shoqëri”, theksoi Ruzhiq.

Ruzhiq fton pakicat që të regjistrohen në listën zgjedhore dhe se ky proces vazhdon deri në mbajtjen e zgjedhjeve.