Heshtje zgjedhore në Maqedoni

Kryetari i Komisionit Shtetëror Zgjedhor Aleksandar Çiçakovski...

Kryetari i Komisionit Shtetëror Zgjedhor Aleksandar Çiçakovski u bëri thirrje të gjithë pjesëmarrësve që të sigurojnë zgjedhje korrekte dhe demokratike dhe respektimin e Kushtetutës dhe ligjeve.

Mbrëmë në mesnatë përfundoi fushata zgjedhore për zgjedhjet lokale të së Dielës në Maqedoni.

Ndërsa gjatë ditës së sotme pritet votimi i personave të privuar nga liria. Të drejtën e votës e kanë 1.882 persona që vuajnë dënimet në burgjet e Maqedonisë dhe personat të cilët ndodhen në paraburgim.

Kryetari i Komisionit Shtetëror Zgjedhor Aleksandar Çiçakovski u bëri thirrje të gjithë pjesëmarrësve që të sigurojnë zgjedhje korrekte dhe demokratike dhe respektimin e Kushtetutës dhe ligjeve të Maqedonisë. Ai theksoi se zgjedhjet e nesërme lokale janë kusht për përparimin e mëtejshëm të vendit dhe se KSHZ-ja do të bëjë gjithçka për të pasur ditë zgjedhore të suksesshme.