• E mërkurë / May-15 01:23
  • Kontakt

Ja çfarë ka bërë Chelsea për ta mbajtur në skuadër Eden Hazardin

Chelsea po bën gjithçka për të mbajtur në skuadër Eden Hazardin.

Skuadra nga Premierliga ka vendosur t’i ofrojë kontratë të re yllit belg, për të parandaluar largimin e tij.

Eden Hazard këtë verë ka qenë shënjestër e Real Madridit, ku po kërkohet nga Florentino Perez, për të zëvendësuar të larguarin Cristiano Ronaldo.

Për të evituar largimin e tij, Chelsea ka vendosur t’i ofrojë kontratë të re, ku do të përfitonte 300 mijë funte në javë.

Dëshirë të madhe për të mbajtur në skuadër Hazardin ka shprehur edhe trajneri i ardhur te Chelsea, Maurizio Sarri.