Alex Sandro zgjedh ekipin për sezonin e ri

"Gazzetta dello Sport" raporton se mbrojtësi brazilian ka vendosur të mbetet në Torino...

Alex Sandro nuk do të largohet nga Juventus.

E përditshmja sportive italiane “Gazzetta dello Sport” raporton se mbrojtësi brazilian ka vendosur të mbetet në Torino.

Sandro ka zgjuar interesim nga Manchester United dhe Paris Saint-Germain.

Por, e ardhmja e tij së paku edhe për një tjetër sezon pritet të jetë në Juventus.