Karius thotë “stop”, ja mesazhi prekës për ata që tallen me të

Karius thotë “stop”, ja mesazhi prekës për ata që tallen me të...

Karius vazhdon ta djallosë me gafat e tij.

E fundit ishte ajo në ndeshjen mes Liverpool dhe Dortmund, mbrëmjen e djeshme.

Ai pritet të humbasë vendin e titullarit tek anglezët, pasi aty u transferua Alison Becker nga Roma.

Karius ka postuar në “Instagram” një mesazh emocionues për të gjithë.

“Për ata që kënaqen me dështimet ose vuajtjet e dikujt, ndjej keqardhje për ju”, shkruan ai

“Çfarëdo që është duke iu ndodhur në jetën e juaj dhe duke mbajtur kaq shumë urrejtje, unë lutem për ju që t’ju kalojë dhe gjëra të mira të vijnë ”, ishte mesazhi i portierit.