Iwobi largohet nga Arsenali, pranë kalimit në Serie A

Iwobi largohet nga Arsenali, pranë kalimit në Serie A..

Futbollisti i Arsenalit, Alex Iwobi, do të ndërrojë ambient.

Ai nuk do të gjejë hapësira në skemat e trajnerit të ri, Unai Emery.

Sipas “Il Messaggero”, Lazio ka shprehur interesim për futbollistin.

Klubi nga Serie A e ka përgatitur ofertën për 22-vjeçarin.

Kundërshtar i italianëve do të jetë West Ham, që po ashtu ka shprehur interes për lojtarin.