Barcelona dëshiron transferimin e Wagues

Barcelona po punon për një marrëveshje nënshkrimi me belgët e Eupenit për mbrojtësin senegalez Moussa Wague.

19-vjeçari luajti ndeshje të mëdha për kombëtaren tij në Kupën e Botës këtë verë në Rusi dhe gjeti rrjetën në fazën grupore në barazimin 2-2 me Japoninë.

Sipas Mundo Desportivos, Barça dëshiron të shtyjë Sergi Roberon në një rol qendror të mesfushorit dhe të transferojë Waguen për krahun e djathtë.

Mbrojtësi senegalez shihet si lojtar potencial për të sfiduar Nelson Semedon për një vend titullari në skuadër për krahun e djathtë.

Menaxheri i përgjithshëm i klubit Pep Segura dhe drejtori sportiv Eric Abidal po punojnë për marrëveshjen që do të sjellë mbrojtësin senegalez në Camp Nou këtë verë.

Wague u bashkua me klubin belg Eupen sezonin e kaluar nga Akademia Aspire e Katarit dhe ka bërë gjithsej 52 paraqitje profesionale për klubin dhe vendin.

Raporti deklaron se plani do të ishte fillimisht për të vënë mbrojtësin në ekipin e Barça B përpara se të sfidonte për një vend në ekipin e parë.