Reali përgatit 50 milionë për Trippier

Reali përgatit 50 milionë për Trippier...

Real Madridi po përgatitet që t’i ofrojë 50 milionë funte për mbrojtësin e krahut të djathtë të Tottenham Hotspur, Kieran Trippier.

Vlera e tij ka shënuar ngritje që prej paraqitjeve të tij impresive me Anglinë në Kupën e Botës, andaj edhe është bërë cak i top klubeve angleze dhe më gjerë.

Spurs pritet që të rezistojnë dhe të mos e shesin lojtarin i cili verën e kaluar nënshkroi kontratë pesëvjeçare me ta.