Real Madrid me ofertë të re për Icardin

Real Madrid me ofertë të re për Icardin...

Real Madrid ka bërë gati një ofertë të re për transferimin e sulmuesit të Interit, Mauro Icardi.

“Tuttosport” raporton se klubi madrilen është i gatshëm të inkuadrojë një futbollist në ofertën për blerjen e kapitenit të “Nerazzurrëve”.

Së bashku me një shifër prej mbi 100 milionë euro, Real Madrid është i gatshëm ta sakrifikojë edhe Mateo Kovacicin.

Kovacic mund të jetë i interesuar të rikthehet në Inter pasi nuk konsiderohet futbollist i dobishëm nga trajneri i ri i “Los Blancos”, Julen Lopetegui.