Doli nga shtypi libri “Studentët nga Lugina e Preshevës të diplomuar në Katedrën e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe të Universitetit të Tetovës 1994-2024”

Doli nga shtypi libri “Studentët nga Lugina e Preshevës të diplomuar në Katedrën e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe të Universitetit të Tetovës 1994-2024”

Në këto shkolla punojnë shumë mësimdhënës që kanë diplomuar në Universitetin e Tetovës, gjegjësisht në Fakultetin e Filologjisë, dega Gjuhë dhe Letërsi Shqipe. Kjo është e arritur e madhe falë këtij universiteti dhe stafit të mrekullueshëm të profesorëve të cilët kujtohen me respekt nga të diplomuarit.

– Emri Preshevë, sipas studiuesit Skënder Rizaj, rrjedh nga gjuha turke, pra nga “presh” (bot. Alliumporrum) dhe “ova” (fushë), pra fusha e purrinjëve (prasëve). Lugina e Preshevës (Presheva, Bujanoci dhe Medvegja) shtrihet në pjesën jugore të Serbisë, në kufi me Maqedoninë Veriore dhe Kosovën. Ajo është e veçantë në aspektin gjeografik, historik, kulturor dhe etnografik. Për këtë rajon kanë shkruar shumë studiues, sikurse: Jovan Cvijiqi, Dr. Arsim Ejupi, Dr. JahiStaneci, prof. XhemaledinSalihu apo prof. Sami Agushi. Nga kjo trevë arsimdashëse janë shumë emra të njohur të kulturës, artit dhe shkencës. Në Luginë ka shumë të diplomuar në të gjitha fushat e dijes. Çdo vit i ndjekin studimet shumë të rinj. Shkolla e parë shqipe në Preshevë u hap në 7 shkurt 1945, nga Abdullah Krashnica, i cili ishte kryetar i Komitetit Komunal të Preshevës.

Kjo shkollë ishte në afërsi të magjistrales Preshevë – Gjilan, në vendin ku sot gjendet ‟Vila Letafet”. Ideja për hapjen e shkollës shqipe lindi nga dëshira e madhe për arsimim. Arsimi është shtylla kryesore që sjell dritën e dijes. Nevoja për mësues ishte domosdoshmëri e kohës. Sot në Preshevë kemi disa shkolla fillore dhe të mesme, ku arsimohen me qindra nxënës. Komuna e Preshevës ka shtatë shkolla fillore dhe dy të mesme. Shkollat fillore janë: ‟Abdullah Krashnica” në Miratocë; ‟Prof. Ibrahim Kelmendi” në Preshevë, me paralelet e ndara në fshatrat Tërrnavë, Zhunicë dhe Norçë; ‟Migjeni”Caravajkë;‟Selami Hallaçi” në Rahovicë; ‟Dituria” Corroticë, me paralelen e ndarë në fshatin Bukurocë; ‟ZenelHajdini” në Raincë dhe ‟9 Maji” në fshatin Leran. Shkollat e mesme janë: Gjimnazi ‟Skënderbeu”dhe Shkolla e Mesme Teknike ‟Presheva”, të dyja në Preshevë. Komuna e Bujanocit ka gjashtë shkolla fillore dhe një shkollë të mesme. Në komunën e Bujanocit, ku ka popullsi të përzier etnikisht, funksionojnë shkollat fillore: ‟Muharrem Kadriu” në Tërrnoc; ‟Naim Frashëri” në Bujanoc; ‟Sami Frashëri” në Lluçan, me paralelet e ndara në fshatrat Konçul e Dobrosin; ‟Ali Bektashi” në Nesalcë, me paralelet e ndara në fshatin Letovicë dhe Osllarë; ‟Desanka Maksimoviq” në fshatin Bilaç, me paralelen e ndarë në fshatin Samolicë dhe ‟Migjeni” në fshatin Muhovc. Në Bujanoc funksionon edhe shkolla e mesme ‟Sezai Surroi”.

Në komunën e Medvegjës, ku viteve të fundit jetojnë pak shqiptarë, numri i shkollave fillore dhe të mesme është i pakët. Aty funksionojnë shkollat fillore: ‟Zenel Hajdini” në fshatin Tupallë, me paralele të ndarë në fshatin Kapit dhe tjetra në Gjylekreshtë; shkolla fillore në Gërbac; shkolla fillore në Sfircë; ‟Banjat e Sijarinës” në Medvegjë dhe shkolla fillore e Kapitit.

Në këto shkolla punojnë shumë mësimdhënës që kanë diplomuar në Universitetin e Tetovës, gjegjësisht në Fakultetin e Filologjisë, dega Gjuhë dhe Letërsi Shqipe. Kjo është e arritur e madhe falë këtij universiteti dhe stafit të mrekullueshëm të profesorëve të cilët kujtohen me respekt nga të diplomuarit. Ky ishte edhe shkaku që na nxiti për ta botuar këtë libër në të cilin i kemi përfshirë të diplomuarit nga Lugina e Preshevës në Universitetin e Tetovës, gjegjësisht në Fakultetin Filologjik, dega Gjuhë dhe Letërsi Shqipe. Ky libër do të shërbejë edhe si dokument historik për brezat e ardhshëm nga Lugina e Preshevës që do të studiojnë në Fakultetin e Filologjisë të Universitetit të Tetovës, duke përfituar dije të thelluara nga kultura dhe gjuha e popullit shqiptar. Ndonëse, ishte e vështirë mbledhja e të dhënave për përpilimin e librit, sërish nuk na mungoi dëshira dhe vullneti që ta përfundonim këtë mision, falë edhe ndihmës dhe gatishmërisë së kolegëve, të cilët pranuan t’i ofrojnë të dhënat e domosdoshme dhe të jenë pjesë e librit që do të ngelet si dokument historik. Si autorë, u shprehim falënderim dhe mirënjohje të gjithëve që na ofruan ndihmën e pakursyer që ky libër të arrijë deri te lexuesi. E falënderojmë redaktorin e librit, prof. dr. Salajdin Salihun dhe recensentët, prof. dr. Zejnepe Alili-Rexhepin, prof. dr. Fatmir Sulejmanin dhe prof. dr. Izmit Durmishin, të cilët nuk e kursyen kohën që ky libër të marrë formën përfundimtare.