Lista e Shqiprim Arifit më e votuar brenda Serbisë se sa në Luginën e Preshevës, në Shumadi marrin gati dyfishin e votave të Bujanocit

Lista e Shqiprim Arifit më e votuar brenda Serbisë se sa në Luginën e Preshevës, në Shumadi marrin gati dyfishin e votave të Bujanocit

Lista "ALTERNATIVA DEMOKRATIKE SHQIPTARE-LUGINA E BASHKUAR" e përbërë nga Alternativa për Ndryshim e Shqiprim Arifit dhe Lëvizja për reforma e Sami Salihut nuk kanë arritur ta sigurojnë asnjë mandat në Parlamentin e Serbisë.

Edhe kësaj rradhe deputeti i vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë do të jetë z.Shaip Kamberi.

Lista e z.Arifi dhe z.Salihu me kandidat për deputet z.Visar Mehmeti në komunën e Preshevës ka arritur ti marrë vetëm 940 vota, në komunën e Bujanocit hiq më shumë se 367, kurse në Medvegjë vetëm 73.

Çfarë bie në sy është se Lista e Shqiprim Arifit ka pasur mbështetje më të madhe në vendbanimet Serbe se Shqiptare, e cila ka arritur në rajonin e Shumadisë të grumbullojë 620 vota, gati dyfishin e votave të cilat i ka marrë në komunën e Bujanocit(367), kurse në rajonin e Beogradit dhe Vojvodinës kjo listë ka marrë 665 vota, vetëm 275 vota më pak se në komunën e Preshevës.

Në komunat Shqiptare(Preshevë,Bujanoc&Medvegjë) Lista e Shqiprim Arifit dhe Sami Salihut me kandidatin e tyre Visar Mehmeti kanë marrë gjithsej 1380 vota, kurse në venbanimet Serbe kanë marrë 1792 vota, gjithsej 3172.

Burimi i statistikave: Komisioni Republikan i Zgjedhjeve në Serbi.