Fluidi Group shpallet top eksportuesi i vitit në Kosovë

Në mbrëmjen e organizuar mbrëmë nga Oda Ekonomike e Kosovës, Fluidi Group mori çmimin “Eksportuesi i vitit 2023”.

Kompania Fluidi Group është shpallur top eksportuesi i vitit 2023 nga Oda Ekonomike e Kosovës në shënimin e 61 vjetorit.

Prodhimet e kësaj fabrike lidere mbulojnë mbi 50 për qind të tregut vendas dhe eksportohen ne vende jo vetëm të rajonit, por edhe në Evropë e më larg.

Drejtori i kompanisë Fluidi Group z.Berat Mustafa, e ka pranuar çmimin top eskportuesi i vitit 2023 nga kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës Lulzim Rafuna.