Zyra për të rinj në Bujanoc organizon turnir në futboll të vogël

Zyra për të rinj në Bujanoc organizon turnir në futboll të vogël

Zyra për të Rinj - Bujanoc për të gjithë adhuruesit e futbollit organizon turnirin e radhës në futboll të vogël. 

Turniri fillon më datë 20 Dhjetor 2023 dhe zhvillohet në Qendrën Sportive në Bujanoc. Të gjithë të interesuarit për paraqitjen e ekipeve mund të lajmërohen tek koordinatori i Zyrës për të Rinj Shpetim Xheladini me numër kontaktues 062/8514526, duke filluar prej datës 11 Dhjetor deri më 19 Dhjetor 2023 në ora 17:00. Shorti i ekipeve hidhet me datë 19 Dhjetor prej orës 18:30 në ambientet e Zyrës për të Rinj.

Ndeshjet zhvillohen me sistemin 4+1, kurse ekipi maksimalisht mund të numërojë 10 lojtarë. 

Për fituesin e turnirit pason shpërblimi prej 150.000,00 dinarëve, kurse për vendin e dytë parashihet shpërblimi prej 70.000,00 dinarêve.