Scholz: Evropianët kanë arsye për t’u shqetësuar

Scholz: Evropianët kanë arsye për t’u shqetësuar

Perëndimi duhet të bëjë çmos për të parandaluar një përshkallëzim midis Rusisë dhe NATO-s, tha të shtunën kancelari gjerman Olaf Scholz, ndërsa theksoi besimin e tij se është e nevojshme të vazhdohet t’i ofrohet Ukrainës me armë për të luftuar Rusinë.

Duke folur në një konferencë të Partisë Socialdemokrate në qytetin jugor gjerman të Friedrichshafen, Scholz pranoi se shumë qytetarë evropianë janë “të frikësuar dhe kanë arsye për t’u ndier ashtu”. Duke theksuar rëndësinë e mbështetjes ushtarake për Ukrainën, ai vuri në dukje se vendet perëndimore duhet “të shqetësohen se nuk ka përshkallëzim që mund të çojë në një luftë midis Rusisë dhe NATO-s”.

Komentet e Scholzit vijnë pasi ai paralajmëroi muajin e kaluar kundër ndërmarrjes së “hapave të pamatur” në mes të konfliktit në Ukrainë.

“Nuk duhet të ketë një konflikt të drejtpërdrejtë midis Rusisë dhe NATO-s”, theksoi ai asokohe.

Me marrëdhëniet midis Perëndimit dhe Rusisë në një nivel të ulët pasi Moska nisi agresionin e saj kundër Ukrainës, frika e një konflikti të drejtpërdrejtë midis Rusisë dhe NATO-s u nxit kohët e fundit nga një raketë që ra në një fshat polak pranë kufirit me Ukrainën.