I digjet vetura me targa të Serbisë një personi në Mitrovicë

I digjet vetura me targa të Serbisë një personi në Mitrovicë

Policia e Kosovës ka njoftuar se një personi në Mitrovicë i është djegur vetura me targa të Serbisë.

Siç raporton policia vetura e të njëjtit është përfshirë nga zjarri në rrethana të panjohura.

Po ashtu zjarrfikësit kishin arritur ta lokalizojnë zjarrin dhe i dyshuari për këtë ngjarje është identifikuar dhe arrestuar.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se në rrethana të panjohura i është përfshi nga zjarri vetura e tij me targa të Serbisë. Në vendin e ngjarjes ka dal njësiti i zjarrfikësve dhe ka arrit të lokalizojë zjarrin. Lidhur me rastin është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, bënë të ditur policia.