Kërcënon presidenti bjellorus: Ukraina do të bëhet rrafsh me tokë

Kërcënon presidenti bjellorus: Ukraina do të bëhet rrafsh me tokë

Presidenti i Bjellorusisë,, ka thënë se SHBA-të po e shtyjnë Evropën drejt një konflikti të armatosur me Rusinë në Ukrainë, me qëllimin e dobësimit të Rusisë dhe shkatërrimin e Bjellorusisë.

“Shtetet e Bashkuara po e shtyjnë Evropën drejt konfliktit ushtarak me Rusinë në territorin e Ukrainës. Nuk e fshehin planin e tyre. Janë arritur marrëveshje për vitet në vijim. Qëllimi është dobësimi i Rusisë dhe shkatërrimi i Bjellorusisë”, shtoi Lukashenko, transmeotn Telegrafi.

Lukashenko që është pothuajse lideri i vetëm në botë që mbështet agresionin rus në Ukrainë, dhe ia hapi kufijtë Rusisë për të filluar pushtimin e Ukrainës nga territori i saj dhe stacionoi artilerinë ruse nga e cila bombardonte qytet ukrainase, vazhdimisht propagandon në dobi të Kremlinit dhe mbron fuqishëm vendimet e presidentit rus Vladimir Putin.

Ai madje ka paralajmëruar se “Ukraina do të bëhet rrah me tokë”.

“Kolapsimi i Ukrainës tashmë ka filluar. Politikanët polak, lituanez dhe të tjerë – duket se presin se do të kenë të ardhme në realitetin e ri gjeopolitik”, shtoi presidenti bjellorus.

Sipas tij, ata po e përsërisin gabimin e 30-ta dhe 40-ta të shekullit të kaluar