Sipas BBC Oleksiy Arestovych tha se forcat ruse së shpejti mund të rrethojnë dy qytetet dhe t’i shkëputin ato nga territori ukrainas.
“Kërcënimi i një fitoreje taktike ruse ekziston, por ata nuk e kanë bërë ende”, ka thënë ai.
Kjo vjen pasi presidenti Volodymyr Zelensky akuzoi Moskën se po përpiqet të “shkatërrojë” rajonin e Donbasit.
“Kishte sulme masive ajrore dhe artilerie në Donbas. Qëllimi i pushtuesit këtu është i pandryshuar, ata duan të shkatërrojnë të gjithë Donbasin hap pas hapi”, ka thënë Zelensky në fjalimin e tij të natës me video.
Ai përsëriti gjithashtu thirrjet e tij për udhëheqësit perëndimorë që të përshpejtojnë dërgimin e artilerisë së rëndë për trupat e tij.