PDSH: ''Presheva sot humbi patriotin e orëve më të vështira të vendit tonë''

PDSH: ''Presheva sot humbi patriotin e orëve më të vështira të vendit tonë''

Postimi i plotë i Partisë Demokratike Shqiptare:

E nderuara familje Mustafa, 

Mëngjesi i sotshëm nuk ishte i dhimbshëm vetëm për Ju, por edhe për Partinë Demokratike Shqiptare si dhe gjithë Preshevën. 

Ju humbët babain e familjarin Tuaj, ne humbëm mikun, bashkëpunëtorin e pazëvendësueshëm e të palodhur, ndërsa Presheva humbi patriotin e orëve më të vështira të vendit tonë, humanistin e pakursyer që punoi shumë për popullin e  Preshevës dhe mbarë shqiptarët në gjitha trojet e kombit! 

Nuk mundë të jet një njeri i pavdekur, përderisa veprat e Tij janë të përjetshme!

Andaj, e nderuara familje Mustafa, pranoni ngushllimet më të sinqerta dhe Zoti e pranoftë nën mëshirën e Tij atdhetarin tonë, Haxhi Selajdin Mustafën!

#qoftëipërjetshëmkujtimipërHaxhiSelajdinin

PDSH, 02 QERSHOR 2022