• E mërkurë / May-18 11:56
  • Kontakt

Lajçak takohet me ministrin e Jashtëm turk, bisedojnë për dialogun Kosovë-Serbi

Lajçak takohet me ministrin e Jashtëm turk, bisedojnë për dialogun Kosovë-Serbi

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, është takuar me ministrin e Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlut Cavusoglu.

Një gjë e tillë është njoftuar nga të dy në ‘Twitter’. Lajçak ka thënë se në qendër të diskutimeve ishte dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit.

“Faleminderit për mikpritjen në Turqi, mbështetje të punës tonë dhe diskutimet për Ballkanin Perëndimor, veçanërisht dialogun”, ka shkruar Lajçak.

Në anën tjetër, Cavusoglu ndër të tjera njoftoi se diskutuan edhe për situatën në Ukrainë.

“Diskutuam me Përfaqësuesin Special për Ballkanin Perëndimor, Miroslav Lajçak, situatën në Ballkan dhe zhvillimet rajonale, sidomos në Ukrainë”, njoftoi ai.